RRJETI QË LIDH BIZNESET / Iniciativa synon të krijojë partneritete të besueshme
Duke parë nevojën në rritje të bizneseve shqiptare për netëorking dhe marketing ndërkombëtar, që prej vitit 2020 bizneset bashkëpunojnë dhe realizojnë investime përmes partnerëve të sigurt. Ky rrjet ka si synim të lidhë sipërmarrësit brenda dhe jashtë Shqipërisë, deri në SHBA.
Në një kohë kur bizneset shqiptare po shtrihen gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare, nevoja për networking dhe marketing profesional është bërë thelbësore.
Duke parë këtë mungesë në tregun shqiptar përmes platformave dhe mediave online, në vitin 2020 u hodh hapi i parë për krijimin e një rrjeti që lidh bizneset shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Kejsi Frroku, Drejtuesja Ekzekutive e Trend Magazine, thekson se ideja lindi nga kërkesa reale e bizneseve për bashkëpunim dhe besueshmëri në partneritete ndërkombëtare.
Sipas saj, interesi i bizneseve shqiptare është i lartë, por për t’u bërë pjesë e rrjetit kërkohet një proces përzgjedhjeje.
Qëllimi kryesor është krijimi i një komuniteti të besueshëm, ku anëtarët të kenë mundësi të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të realizojnë investime përmes partnerëve të sigurt.
Gjatë viteve të fundit janë organizuar disa evente me pjesëmarrjen e emrave të njohur nga fusha e biznesit dhe sipërmarrjes, duke forcuar më tej lidhjet mes tregut shqiptar dhe atij amerikan. Ky rrjet synon zgjerim ndërkombëtar të bizneseve shqiptare, duke forcuar lidhjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Diasporës.
