Babrru/ Shiste veshje të kontrabanduara pa faturë shitjeje, i sekuestrohen administratores së dyqanit 40.000 € rroba

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë kanë finalizuar operacionin e koduar “Etiketa 1”, ku u zbulua një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru, që shiste veshje të dyshuara të kontrabanduara me logo false dhe pa fatura shitjeje.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan veshje me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.