EMRI/ E përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori i bar-kafes dhe i sekuestrohen 3 makineta bashkë me 1 kompjuter

Policia e Bulqizës ka finalizuar operacionin e koduar “Loja e fundit”, duke arrestuar administratori i një lokali-bar kafe që përdorej për lojëra të paligjshme të fatit.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan 3 makineta lojërash fati, 1 kompjuter dhe 1 printer që shërbenin për lojën bingo. Administratori, shtetasin Dorjan Myftari, 37 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë Dibër për veprime të mëtejshme.