EMRI/ I kërkuar nga Spanja për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 53-vjeçari në aksin Elbasan-Peqin

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Elbasan, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. 

Shtetasi i identifikuar si Juli Bulla, 53 vjeç, banues në Vlorë, u lokalizua dhe u ndalua në aksin rrugor Elbasan–Peqin.

Ai kërkohej nga autoritetet spanjolle për “Trafik të lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.

Sipas njoftimit, ndaj tij Gjykata Qendrore e Hetimit nr. 1 pranë Audiencës Kombëtare në Spanjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Për këto vepra penale, Kodi Penal spanjoll parashikon dënim deri në 9 vite burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, do të vijojë procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Spanjës.