Fier/ Përplasi qëllimisht një çift bashkëshortësh me makinë, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me makinë një çift bashkëshortësh.

Sipas të dhënave, në kërkim është shpallur shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.

Ai akuzohet se ka përplasur me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M)., 35 vjeçe.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.