Qendra TOK në Kavajë, Rama: Shërbime sociale dhe psikologjike për familjet dhe gratë në nevojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2026, 08:19
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku ka promovuar Qendrën Multifunksionale TOK në Bashkinë Kavajë, duke e cilësuar atë si një hapësirë mbështetjeje dhe përfshirjeje për komunitetin.
Sipas postimit, qendra ofron shërbime psikologjike dhe sociale, programe pas-shkollore për fëmijët, si dhe mbështetje për familjet dhe gratë në nevojë.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me Qendrën Multifunksionale TOK, një hapësirë mbështetjeje dhe përfshirjeje për komunitetin që ofron shërbime psikologjike dhe sociale, programe pas-shkollore dhe mbështetje për familjet dhe gratë në nevojë në Bashkinë Kavajë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
