Bllokimi i qarkullimit në juglindje/ Rira: Si përfunduan në lumë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë?
Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Znj. Miranda Rira, denoncon paaftësinë e autoriteteve për të siguruar rrugët në juglindje, ndërsa banorët e Prrenjasit dhe zonave përreth mbeten të bllokuar dhe pa shpjegime për shkakun e katastrofës.
Deklarata e anëtares së Kryesisë në Partinë e Lirisë, Znj. Miranda Rira.
Të dashur qytetarë!
Jam këtu para jush për të ngritur shqetësimin e banorëve të juglindjes, në vecanti të banorëve të bashkisë Prrenjas, të cilët po përballen me një situatë të paprecedentë, të bllokuar prej disa ditësh tashmë. Nesër bëhet 1 javë që prej datës 19 shkurt, kur drejtori i përgjithshëm i ARRSH-së deklaroi për rrëshqitje që prekin trupin e rrugës dhe urën në aksin Librazhd-Prrenjas.
Situata degradoi më tej, aq sa nuk ishte vetëm rruga e vjetër nacionale që u shkatërrua komplet, por bashkë me të edhe koridori i 8-të, po përfundoi në lumë. Kësaj radhe nuk ishte mali që piu shumë ujë, por ishin
reshjet e shumta të shiut.
Të njëjtin refren dhe justifikim e dëgjuam edhe dje në mbledhjen e 8 drejtorëve të cilët ia vunë fajin reshjeve të shumta por nuk iu përgjigjën 2 pyetjeve krysore: A ishte kryer një studim gjeologjik para fillimit të punimeve për këtë rrugë kaq strategjike dhe të rëndësishme?
As drejtori i shërbimit gjeologjik dhe as drejtori i Arrsh-së nuk dhanë asnjë përgjigje. Studimi gjeologjik është shumë I rëndësishëm kur ndërtohet një rrugë e re sepse analizon përbërjen e tokës dhe të shkëmbinjve për të shmangur rrëshqitjet e dheut apo shembjet, parandalon dëmtimet serioze duke identifikuar zonat me rrezik sizmik apo tërmetet, ujërat nëntokësore apo terrenet e paqëndryshme.
Pra shkurt dhe shkoqur, nuk pati një studim gjeologjik sepse nuk ishte qëllim ndertimi i rrugëve të sigurta por i vjedhjeve marramendëse duke e ndarë qëllimisht koridorin në disa lote me vlera dhe numra 9 shifrorë. Po ashtu, pyetjes se cilat janë firmat e ndërtimit qëkanë marrë leje mjedisore nga Këshilli Kombetar i Territorit dhe i Ujit, për marrjen e inerteve në lumin Shkumbin dhe a janë respektuar këto leje?
Asnjë përgjigje nga autoritetet mbi lejet dhe koordinatat e gërryerjes së shtratit të lumit, sepse në fakt këto janë edhe arsyet e katastrofës së krijuar.
Pas 1 jave, nuk kemi ende një përgjigje se kur do te jete gati lëvizja e lire dhe e sigurte e qyetareve dhe e mjeteve, gjë që tregon paaftësinë dhe papërgjshmerine e autoriteve pergjegjëse.
Përse rruget po shemben njëra pas tjetrës?
Ndërkohë që bashkitë e juglindjes dhe komunitetet lokale janë tërërsisht të bllokuara, njerëzit janë të gjallë, kanë hallë probleme shëndetësore, ka të moshuar dhe fëmije, Vetëm dje 12 pacientë të sëmurë nga Prrenjasi, Rrajca dhe Qukësi që bëjnë shërbimin e dializës në spitalin e Elbasanit, njëri prej të cilëve familjari im, mbetën të bllokuar dhe në mëshirë të fatit në mes të kësaj katraure.
Ndërkohë arroganca e kryemistrit që përdor helikopter për të shkuar në Korcë, bash në këtë ditë i bën karshillëk mjerimit dhe gjëndjes së pazakontë ku ndodhen qytetarët.
Banorët dhe komunitetet lokale presin përgjigje nga organet hetimore, se kush e shkaktoi këtë katastrofë mjedisore dhe rrugore? Si përfunduan në lumë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë?
Kush është përgjegjes për ketë rrëmet vjedhjesh, shkaterrim rrugesh, babëzi dhe papërgjegjshmëri institucionale?
Faleminderit!

