Takimi Balliu–Osmani: Në fokus bashkëpunimi rajonal dhe interesat e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në një postim publik, Balliu bëri të ditur se gjatë bisedës u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me interesat e kombit shqiptar në rajon dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për sfidat e përbashkëta.

Reagimi i plotë:

Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, të nderuarin zotin Bujar Osmani, me të cilin pata mundësinë të diskutoja mbi çështje të ndryshme që lidhen me interesat e kombit tonë në rajon dhe më gjerë.