“Deklaratat e ARRSH-së, qesharake” – Këlliçi: Ajo që po ndodh me rrugët është mishërimi i filozofisë së kësaj qeverie
Shembjet e njëpasnjëshme të akseve rrugore të ndërtuara vitet e fundit nuk janë thjesht pasojë e fatkeqësive natyrore, por një simptomë e qartë e "kolapsit të shtetit".
Ky është denoncimi i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” , theksoi se rrugët janë vetëm pasqyra e prekshme e një korrupsioni sistemik që ka prekur çdo sektor, nga arsimi te shëndetësia.
Sipas këtij këndvështrimi, Këlliçi u shpreh se ajo që po ndodh me infrastrukturën është “mishërimi i filozofisë së kësaj qeverie”, e cila, sipas tij, për çdo dështim kërkon një justifikim të jashtëm. Kur një aks shembet nga shiu, faji i atribuohet reshjeve; kur një urë ka probleme, faji i mbetet qeverisjes së kaluar.
Akuza shtrihet edhe në nivelin politik, duke theksuar mungesën totale të përgjegjësisë.
PJESË NGA INTERVISTA
Belind Këlliçi: Në fakt, vetë nuk po bien rrugët, po bie shteti. Çdo ditë që ju e shihni, bie një rrugë njëra pas tjetrës dhe bie në një farë mënyre është kolapsuar i gjithë shteti shqiptar. Pse e them këtë?
Është fare e thjeshtë për të kuptuar korrupsionin tek rrugët, sepse rruga është diçka e prekshme, është diçka që qytetarët e shohin. Por siç është korrupsioni te rrugët, ta garantoj që e njëjta gjë është në arsim, është në shëndetësi, është në edukim, është në shpopullim, është kudo, por është diçka që ne, është një konotacion që nuk arrijmë ta prekim, nuk e perceptojmë dot, se nuk e kemi të prekshme, siç kemi rrugën që e kemi vizive.
Ajo që po ndodh me rrugët është mishërimi i filozofisë së kësaj qeverie. Tani, është çmenduri që vetëm në vendin tonë, vetëm në shtetin tonë, ëh, paskemi vetëm fatkeqësi dhe katastrofa natyrore. Bie një shi, shemben rrugët, fajin e ka shiu. Bie një urë, fajin e ka Saliu.
Beti Njuma: Sot pasdite dolën shtatë zyrtarë të lartë të shtetit, me në krye drejtuesin e ARRSH-së dhe fajësuan shirat e rrëmbyeshëm, erozionin... Por kam përshtypjen se kjo është vetëm një pjesë e fajit.
Belind Këlliçi: Patjetër. Madje i bëj thirrje ARRSH-së... Po po, i bëj thirrje ARRSH-së të monitorojë nga afër situatën këto ditë, sepse janë nxehur temperaturat, është nxehur pak koha dhe kush e di, me këtë diell mund të na çahen rrugë të tjera shumë të rëndësishme, segmente që i kanë ndërtuar këta me mund të madh, me 24 milionë euro kilometrin, edhe mund të çahen rrugë të tjera.
Po kjo është qesharake, kjo është tallje. Kjo është të tallesh, kjo është kulmi i arrogancës, të vjedhësh, të abuzosh në këtë farë feje dhe pastaj edhe të tallesh me qytetarët.
Beti Njuma: I patë pamjet e fundit të atij segmentit që... do të mirëpriste Formula 1?
Belind Këlliçi: Formula 1. Qesharake. Janë dhënë dhe aty nja 10 a 11 milionë euro, në mos gaboj dhe ajo ra si rrugë. Pra, domethënë, kudo ku ka vënë dorën Rilindja, ke vetëm shkatërrim. Këtu, në këtë shtet ku ne jemi sot, jo vetëm rrugët e kohës së PD-së që nuk bien, por këtu nuk bien rrugët e kohës së diktaturës apo rrugët e kohës së Zogut. Dhe nuk keni ndonjë rrugë që është shembur. Nuk keni ndonjë tragjedi, ndonjë katastrofë që t'i ketë marrë këto rrugë natyrore, kur ndodhi tani me një shi që ra, apo ndodhi me me me diellin që doli. Problemi këtu në thelb është korrupsioni. Dhe ajo që po ndodh sot me rrugët është më së miri rënia e fasadës dhe e maskës së kësaj qeverie. Tani, që të jemi të qartë, vetëm në qarkun Korçë, edhe unë i kam segmentet edhe do të doja t'jua lexoja, vetëm në qarkun Korçë, keni 550 milionë euro, gjysëm miliardi euro, të investuara në rrugë, të gjitha të shembura. Konkretisht, Korçë-Ersekë e shembur në 2024-ën, ka kushtuar 88 milionë euro. Maliq-Lozhan e shembur në 2026-ën, 14 milionë euro. Qukës-Qafë Ploçë e shembur pjesërisht 2025-2026, 316 milionë euro. 316. 316. Elbasan-Qafë Thanë 100 milionë euro deri tani e shembur së bashku me aksin e vjetër. Ju keni dhe rrugë dytësore që po bien sepse janë lënë edhe pas dore këto vite. Dhe ky është sektori ku është investuar më shumë në këtë dekadë.
Beti Njuma: 1.1 miliardë euro. Kjo pak a shumë ishte shifra që dha ish-drejtori i ARRSH-së, Gjika.
Belind Këlliçi: Dhe mos harroni tjetrën. Kur ka ardhur në vitin 2013 Edi Rama në krye të qeverisë, ka ardhur me sloganin atëherë, rrugët e lëna në rrugëve nga Saliu, nga PD-ja, fajin e ka Saliu. Këtu u ça tubi i ujit, u ça kolektori në Vlorë dhe doli që fajin e kishte PD-ja. Të ka dalë Taulant Balla para pak ditësh dhe ka fajësuar Aleksandër Meksin për rrugën e Librazhdit. E kam seriozisht, tingëllon qesharake. Domethënë, këtu mund të fajësohet kushdo, vetëm qeveria nuk ka faj. Dhe nuk më jepni dot, shiko, të të them diçka. Nuk më jepni dot sot një emër apo një qeverisje, një emër të një qeveritari të Partisë Socialiste që ka dhënë dorëheqjen për edhe për arsye etike dhe morale.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

