Balliu takim me zyrtarin e lartë: Bashkimi i shqiptarëve rol kyç për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Përmes një postimi publik, Balliu thekson se integrimi evropian i vendit kërkon angazhim të përbashkët politik, ku shqiptarët duhet të kenë rol udhëheqës, duke nënvizuar unitetin në vizionin perëndimor.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takoja Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Z. Afrim Gashi.

Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut ???????? kërkon një angazhim të përbashkët politik, ku shqiptarët duhet të luajnë rol udhëheqës. ????????

Përtej çdo dallimi, qëndrojmë të bashkuar në vizionin tonë perëndimor.