Pse “u shemb” Librazhdi? Baballëku: Ja 3 faktorët që mund të kenë ndikuar shembjen e rrugës

Pamjet apokaliptike vijnë thuajse çdo orë nga aksi Librazhd-Prrenjas, në vendin “Arrat e Gurrës”, ku duket se asgjë nuk ka ngelur nga rruga e vjetër, pasi gjithçka është transformuar rruga pas rrëshqitjeve të dherave.

Asfalti është çarë, ndërsa ura është ndarë në dysh, duke bërë që dëmtimet të jenë tejet të rënda.

Aktualisht rruga është mbyllur që prej të shtunës, ndërsa qarkullimi i automjeteve bëhet në rrugë alternative, nga Maliqi dhe Moglica në drejtim të Gramshit dhe ajo rurale përmes fshatrave të Librazhdit, konkretisht Spatharë-Dardhë-Hotolisht.

Inxhinieri Markel Baballëku, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” , theksoi se nga pikëpamja e dëmeve aty duhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ju përmendet gjendje katastrofike të rrugëve në vend dhe meqë kjo u pranua edhe nga 7 njerëzit më të rëndësishëm të infrastrukturës, atëherë do të duhej të shpallej dhe gjendja e jashtëzakonshme.

Është e vështirë të thuash një shkak pa kryer një analizë të mirëfilltë për të parë faktorin e drejtpërdrejtë se kush e ka shkaktuar atë pasojë, sepse nuk është kaq e lehtë për t;u thënë se kush është shkaku në këto dy ditë.

Për mua 3 janë faktorët: bllokimi i rrugë-rrjedhjeve të plugjeve ujore, patjetër edhe lumi poshtë është një faktor, apo edhe pesha e shtuar në rrugë për shkak se aty po punohet”, u shpreh ndër të tjera inxhinieri Baballëku.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”