Kushtet e përkeqësuara të motit/ Vlorë, pezullohet lundrimi i tragetit drejt Brindisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 21:27
Sipas një njoftimi zyrtar nga Kapitenaria e Portit, nisja e tragetit drejt Italisë është shtyrë për ditën e mërkurë.
Për shkak të kushteve hidrometeorologjike detare të përkeqësuara, nisja e tragetit “EUROPEAN STAR”, e planifikuar për sot në orën 23:00, është shtyrë për ditën e mërkurë në orën 12:00. Ky ndryshim bëhet për të garantuar sigurinë e udhëtimit.
