Përmbytet rruga kryesore në Orikum/ Batica e detit "s'përmbahet", banorët habiten nga vala e fortë e ujit

Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen që ka çuditur dhe trembur banorët.

Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji.

Për pasojë janë përmbytur biznese dhe disa banesa.

Raportohet se nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore.

Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës dhe era e fortë dhe deti me dallge.