Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (17-18 Shkurt 2026)

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Ballkani, brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Deti i Zi përfshihen nga reshje shiu dhe erëra të fuqishme, me rrezik për përmbytje lokale.
Përkeqësim i motit pritet edhe në Evropën Qendrore me reshje shiu e dëbore si pasojë e një cikloni aktiv. Ndërsa gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanikë paraqiten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë.

Sipas MeteoAlb, rrebeshe shiu paraqiten në të gjithë vendin, më intensive në Veriperëndim dhe Jugperëndim, të shoqëruara me stuhi të forta ere.

Në zonat malore priten reshje dëbore.

Pasditja sjell dobësim gradual të reshjeve.

Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 13°C.

Era fryn veriperëndimore, mbi 90 km/h, me dallgëzim 7 ballë.

Do të njihemi dhe me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme.

Reshje të dendura dëbore priten në Balltik, Evropën Verilindore dhe Alpe.

Brigjet e Turqisë po ashtu me stuhi ere dhe shira intensivë.

Ndërsa Ballkani dhe gadishulli Iberik dominohen nga mot i kthjellët por i ftohtë.

Sa i përket, kushteve të motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, paraditja do të pritet me kthjellime dhe mot të ftohtë. Pasditja sjell shtim të vranësirave dhe pas mesnate rikthim të reshjeve.
Temperaturat luhaten nga -4°C deri në 14°C. Era fryn verilindore mbi 50 km/h, me dallgëzim 3 ballë.