Reshjet në aksin Dushaj-Lekbibja sjell rënien e inerteve, punohet për pastrimin e rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 16:21
Subjekti kontraktor që ka në mirëmbajtje rrugët nacionale në Tropojë bën me dije se si pasojë e reshjeve ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj.
Po punohet për pastrimin dhe kthimin në normalitet të këtij aksi rrugor.
Qarkullimi i mjeteve nuk është penguar.
Deri më tani nuk raportohen problematika të tjera, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
Në rrugët nacionale ka prani lagështie për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa në segmentet malore haset borë në disa zona të caktuara. Kujdes i shtuar kërkohet edhe në rrugët rurale të qarkut Kukës.
