"Mbështetja s'duhet të vij vetëm nga institucionet"/ Halilaj: Shoqëria shqiptare nuk mjaftohet me ndëshkimin e autorit

Pedagogia Helena Halilaj ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” për të diskutuar fenomenin e fajësimit të viktimës në Shqipëri. 

“Shoqëria shqiptare shpesh mjaftohet me ndëshkimin e autorit dhe harxhon pak vëmendje për fatin e viktimës pas procesit gjyqësor. Dhuna verbale në rrjetet sociale krijon një ambient armiqësor ku viktimat zgjedhin të heshtin.”- u shpreh ajo.

Halilaj bëri thirrje për solidaritet dhe për një rol më aktiv të komunitetit dhe mediave duke thënë se mbështetja nuk duhet të vijë vetëm nga institucionet.

“Mbështetja nuk duhet të vijë vetëm nga institucionet. Informacioni mbi qendrat e strehimit dhe linjat e ndihmës mund të bëjë diferencën për gratë dhe vajzat e dhunuara.”- nënvizoi Halilaj.

Ajo gjithashtu shtoi idenë se rindërtimi i jetës pas dhunës varet nga mbështetja e rrethit shoqëror, ndërsa mungesa e saj krijon izolim dhe dështim të dyfishtë nga sistemi dhe shoqëria.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":