Plagët e heshtura të shoqërisë/ Meakley: Si bullizmi dhe tabutë po normalizojnë gjuhën e krimit

E ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News ishte psikologia Bona Miekley, e cila u shpreh se në shoqërinë shqiptare zëri i viktimave shpesh është anashkaluar ndër vite, ndërsa theksoi nevojën për ndërgjegjësim më të madh dhe mbështetje konkrete ndaj personave të prekur nga bullizimi dhe abuzimi, veçanërisht ai kibernetik.

"Unë mendoj që fatkeqësisht këtu në shoqërinë tonë shqiptare, zëri i viktimave ndër vite nuk ka qenë e dëgjuar.

Jo, viktima po, është një term, po. Pra i personit që është i lënduar, që është dëmtuar, jo vetëm nga ana shpirtërore, emocionale, psikologjike, fizike, seksuale, por gjithashtu, normalisht, ne kemi, kemi pasur disa tabu, breza të ndryshëm duke filluar gjyshër, baballarë, edhe sot gjithashtu që edhe në shkolla kur për shembull dëgjojmë që ka shumë fëmijë që mund të bullizohen, shpesh ekziston ajo fjala që mos qaj se ti je burrë, ose mos qaj se ti je i fortë.

Pra, anashkalohet kjo pjesa e lëndimit, pra personit që është i lënduar, duke filluar që nga fëmijët, nga adoleshentët, nga të rinjtë, edhe është normalizuar gjuha e krimit.

Edhe jam tepër dakord me atë çfarë u tha më përpara, sidomos abuzimi kibernetik sot është në masa të jashtëzakonshme, ku të gjithë janë të prekur nga pjesa e, pjesa e abuzimit kibernetik, të lëndimit kibernetik.

Pra, ndryshimi mendoj që duhet të jetë i shumë i thellë, duke filluar nga instancat, normalisht, të familjes, por edhe ato në shkollë, dhe që të bëhet një ndërgjegjësim i madh për të ndërgjegjësuar njerëzit, por edhe për t'i dhënë, për të lejuar njerëzit që janë të bullizuar në një farë mënyre që të kenë zërin e tyre dhe të flasin rreth, jo vetëm të flasin, por edhe të kenë ndihmën e duhur për të, për t'u shëruar", u shpreh Meakley.