Aksident në Brazil/ Autobusi humbet kontrollin dhe përfundon i përmbysur, humbin jetën 6 persona dhe lëndohen 46 të tjerë

 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Brazil. Një autobus ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 46 persona të tjerë. 

Aksidenti, në autostradën BR-153, pranë qytetit të Marilia, njoftuan zjarrfikësit në një postim në X. Automjeti doli nga kursi dhe u përmbys, pasi goma e pasme e majtë shpërtheu gjatë rrugës. 

Mediat shkruajnë se gjendja e pasagjerëve të plagosur nuk dihet për momentin.  Automjeti doli nga kursi dhe u përmbys pasi goma e pasme e majtë shpërtheu, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin,

Shtypi lokal, duke cituar deklaratat e policisë federale të autostradës së Brazilit, raportoi se autobusi po transportonte punëtorë të të korrave nga shteti Maranhao, në pjesën verilindore të vendit, në drejtim të shtetit jugor të Santa Catarina, në mënyrë që të merrnin pjesë në punën e vjeljes së mollëve.