85-vjeçari rrëmbehet gabimisht! Policia në Sidnej beson se autorët morën personin e gabuar! Nuk ka kërkesë për shpërblim financiar deri tani

Policia në Sidnej beson se një 85-vjeçar është rrëmbyer gabimisht nga persona të lidhur me krimin e organizuar dhe ka bërë apel publik për kthimin e tij të sigurt.

Policia Australiane ka bërë apel publik për kthimin e sigurt të një 85-vjeçari në Australi, i cili dyshohet se është rrëmbyer gabimisht nga persona të lidhur me botën kriminale, për këtë arsye edhe vetë uniformat blu u kanë bërë thirrje rrëmbyesve ta kthejnë të moshuarin.

Chris Baghsarian u mor me forcë nga banesa e tij në zonën North Ryde në orët e para të mëngjesit të së premtes, kur të paktën tre persona e futën me forcë në një automjet tip SUV me ngjyrë të errët.

Autoritetet australiane besojnë se autorët kishin në shënjestër një person tjetër. Sipas policisë, nuk është marrë asnjë kërkesë për shpërblim financiar, çka e përforcon dyshimin se bëhet fjalë për rrëmbim të gabuar.

Familjarët e të moshuarit janë në gjendje të rënduar emocionale dhe kërkojnë kthimin e tij sa më shpejt, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në zonat përreth.

85-vjeçari rrëmbehet gabimisht! Policia në Sidnej beson se

Mediat lokale raportojnë se në rrjetet kriminale në Sidnej po qarkullojnë video dhe foto që tregojnë 85-vjeçarin të plagosur në një vend të panjohur. Policia konfirmoi se pamjet janë shqetësuese dhe theksoi se gjendja shëndetësore e tij është delikate, pasi ai ka nevojë për mjekim të përditshëm.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një automjet që ndalon para banesës së tij, ndërsa dy persona me kapuç hyjnë në shtëpi dhe dalin duke mbajtur me forcë një person që reziston. Pak më vonë, një automjet i djegur, që përputhet me përshkrimin e makinës së përdorur në rrëmbim, u gjet në një zonë pranë vendngjarjes.

Autoritetet paralajmërojnë se rastet e identitetit të gabuar po shtohen në krimin e organizuar në Sidnej. Kryeministri i shtetit New South Wales ka bërë gjithashtu apel për lirimin e menjëhershëm të të moshuarit.