‘Merri ata’/ Noka: Rama pandeh se është pronar i vendit, urdhëron policinë të arrestojë protestuesit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku qytetarët iu kundërvunë ndaj projektit TID, duke e pritur me protesta.

Noka denoncon sjelljen e autoritarizmit të Ramës, duke akuzuar kryeministrin se urdhëroi policinë për të ndaluar qytetarët që shprehën pakënaqësinë ndaj projektit.

Reagimi i plotë:

Shikoni kryeministrin si urdhëron policinë "Merri ata" për protestuesit në #Durrës! Pandeh se është pronari i vendit. Edi Rama pas Belës e ke ti.
Je në radhë