DOKUMENTET/ Elisian Bici i OST "mbyt" me 5.3 milionë euro Maksim Azizajn dhe Shpëtim Cingën

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), nën drejtimin e Elisian Bicit, ka përmbyllur një procedurë prokurimi me vlerë miliona euro, ku fituesit janë shpallur me një ofertë që lë shumë hapësirë për dyshime mbi vërtetësinë e garës.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës së re elektrike Çorovodë – Këlcyrë, një projekt që kap shifrën e rreth 5.3 milionë eurove (me TVSH), para këto që do të shkojnë në llogaritë e bashkimit të kompanive "EMC Group", në pronësi të Maksim Azizajt dhe Brixhilda Kurtit, dhe "SHANSI INVEST", e zotëruar nga Shpëtim dhe Bardhyl Cinga.

DOKUMENTET/ Elisian Bici i OST "mbyt" me 5.3 milionë euro Maksim

Dyshimet më të forta mbi këtë tender lindin kur analizohen shifrat. Fondi i vënë në dispozicion nga shteti (fondi limit) ishte rreth 5.5 milionë euro me TVSH, ndërsa Maksim Azizaj dhe Shpëtim Cinga kanë fituar duke ofruar plot 96.7% të kësaj vlere.

Ky diferencim minimal prej vetëm 3% tregon se nuk ka pasur asnjë përpjekje reale për të ulur koston apo për të fituar përmes një oferte më konkurruese, duke u mjaftuar me përpirjen e pothuajse të gjithë buxhetit të vënë në dispozicion.

DOKUMENTET/ Elisian Bici i OST "mbyt" me 5.3 milionë euro Maksim

Ajo që e bën situatën edhe më flagrante është fakti se në këtë garë për 5.3 milionë euro kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

Duke studiuar dokumentacionin e tenderit, vërehet një detaj tronditës: të dyja firmat pjesëmarrëse kanë paraqitur oferta pothuajse 100% identike me njëra-tjetrën.

Kjo ngjashmëri "copy-paste" mes konkurrentëve, e shoqëruar me shifrën që prek tavanin e fondit limit, ngre pikëpyetje serioze nëse gara ishte reale apo thjesht një skenar i paracaktuar në zyrat e OST për të kanalizuar paratë publike drejt emrave të caktuar.

DOKUMENTET/ Elisian Bici i OST "mbyt" me 5.3 milionë euro MaksimDOKUMENTET/ Elisian Bici i OST "mbyt" me 5.3 milionë euro Maksim

Në vend që paratë e taksapaguesve të kursenit përmes një gare të hapur dhe agresive, Elisian Bici ka firmosur një kontratë që i kushton shtetit maksimumin e mundshëm.

Kjo praktikë, ku dy kompani hyjnë me oferta "binjake" dhe njëra shpallet fituese me çmimin më të lartë të mundshëm, shpesh nënvizon mungesën e transparencës dhe favorizimin e klientëve të vjetër të institucioneve shtetërore./JOQ Albania