Anila Bisha kërkon 1 mln dollarë për "Diellën"/ Aktorja flet për REUTERS: Ata që s’pëlqejnë kryeministrin, më urrejnë edhe mua
Reuters i ka kushtuar një artikull padisë së aktores Anila Bisha ndaj qeverisë dhe AKSHI-t në lidhje me përdorimin e imazhit të saj për “fytyrën” e Diellës, ministres virtuale.
Media shkruan se aktorja është përballur me reagime negative në internet dhe vëmendje të padëshiruar në rrugë.
Duke folur për Reuters, ajo thotë se njerëzit e thërrasin në rrugë Diella dhe se ata që e urrejnë kryeministrin Edi Rama, kanë nisur ta kenë inat edhe atë.
“Fillimisht u befasova, buzëqesha dhe thashë se duhet të ishte një shaka. Tani njerëzit më thërrasin Diella dhe më konsiderojnë thjesht si një ministër tjetër të qeverisë.”, u shpreh aktorja.
Ajo thotë se lejoi që imazhi i saj të përdorej vitin e kaluar për të krijuar një asistent virtual të fuqizuar nga AI për faqen e internetit qeveritare e-Albania, për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin dokumente shtetërore, por jo si një “politikane virtual” në ekipin e kryeministrit.
“Njerëzit që nuk e pëlqejnë kryeministrin, tani edhe mua më urrejnë.“, shton ajo.
Po, qeveria, shkruan Reuters, mohon të ketë përdorur ngjashmërinë e saj në mënyrë të pahijshme.
“Padia është marrëzi, por ne mirëpresim mundësinë për ta zgjidhur atë një herë e përgjithmonë në një gjykatë”, tha zyra e shtypit e qeverisë në përgjigje të pyetjeve të Reuters.

