Harrojini pesticidet/ Koni zbulon metodën që mbron të mbjellat me “ushtarët” e natyrës
I ftuar në emisionin "Alert", në "Ora News" ishte eksperti i kontrollit biologjik, Bleis Koni i cili shpjegoi se si përdorimi i grabitqarëve natyralë dhe insekteve parazituese po zëvendëson pesticidet në sera, duke krijuar një ekuilibër natyror kundër dëmtuesve.
"Ideja është që neve insektet e dëmshme që ka një kulturë, nuk nuk i luftojmë më me një helm që ato i ngordh në mënyrë sistematike ose në mënyrë kontakti por i i sulmojmë me grabitqarët e tyre natyralë.
Pra, është sikur, janë dy ndarë në dy llojesh, grabitqarë edhe parazitues.
Për insektet të ndryshëm dëmtues, ne përdorim insekte të ndryshme beneficare.
Pra, ose një grabitqar që konsumojnë, ose parazitues që parazitojnë vezën.
Pra në vezën e insektit të dëmshëm, nuk çel një insekt i dëmshëm tjetër, por çel një insekt i dobishëm.
Kjo është mënyra se si ndodh kontrolli biologjik me një fjalë shumë të thjeshta.
Këto janë insekte që janë në, në ekosistemin botëror. Por për t'i bërë më masive, ato prodhohen në laborator në kushte artificiale. Nuk është se i ndikon asgjë, por thjesht për të kërkesën botërore.
Neve ato i i prezantojmë në serë, në një kohë që bima është akoma e re, dhe ato, në qoftë se gjejnë kushtet e tyre ideale, pra ose pre, ose ushqehen me polenin e lules, ato shumohen.
Edhe e mbizotërojnë, domethënë popullata e insekteve të mira, mbizotëron në popullatën e insekteve të këqija.
Shumohen në serë vetë, sepse gjejnë kushte ideale", u shpreh Koni.
Ndiqni emisionin e plotë:
