Luleshtrydhet pa pesticide/ Troka: Mbrojtja biologjike garanton siguri, jo rritje artificiale të prodhimit
Në një kohë kur konsumatorët janë gjithnjë e më të vëmendshëm ndaj sigurisë ushqimore, një fermer, prodhues dhe eksportues nga zona e Fierit, i quajtur Albano Troka po aplikon një metodë inovative në kultivimin e luleshtrydheve.
I ftuar në emisionin “Alert” në "Ora News" ai u shpreh se prej tre vitesh ka adoptuar mbrojtjen biologjike, duke e kthyer biznesin e tij në një shembull suksesi dhe sigurie.
Troka, i cili operon në njësinë administrative Frakull, në zonën e Kafarejt, një nga prodhueset më të mëdha të luleshtrydhes në Shqipëri, shprehet se vendimi për të përdorur këtë teknologji ka qenë i qëllimshëm që në fillimet e biznesit. Ideja ishte të sillnin një inovacion në mbrojtjen e bimëve, duke lënë mënjanë metodat konvencionale.
"Ne kemi tre vjet që merremi me prodhimin e luleshtrydheve dhe tre vjet kemi që kemi implementuar mbrojtjen biologjike.
Që nga momenti i parë që ne kemi ideuar për të krijuar një biznes të tillë, ne kemi qenë me ide të qarta për të pasur ë një inovacion për pjesën e mbrojtjes së bimës, që është mbrojtja biologjike.
Ne jemi në njësinë administrative Frakull, zona Kafarej.
Po, është zona që ka pothuajse të gjithë sipërfaqen e luleshtrydhës që është e mbjellë në Shqipëri.
Pjesa e mbrojtjes së insekteve nuk ka aspak ndikim në sasinë e prodhimit të bimës, përveç faktit sepse fruti është më i sigurt për t'u për t'u konsumuar.
Të hedhësh pesticide thjesht ti duhet ta mbrosh nga parazitët, nga insektet e këqija, por nuk është se do të shtosh prodhimin", u shpreh Troka.
Ndiqni emisionin e plotë:

