Protesta e PD-së/ Komani: Dh*na nuk ishte e turmës por e policisë, hodhën gaz të skaduar
Protesta e opozitës u përball me një përgjigje të ashpër nga forcat e policisë, ku përdorimi i gazit lotsjellës, përfshirë edhe sasi të skaduara, ka shkaktuar dëme fizike tek protestuesit.
E ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora news", ishte Lindita Komani, e cila rrëfeu një version të ndryshëm nga ai zyrtar, duke theksuar se dhuna ishte joproporcionale dhe erdhi nga ana e policisë, ndërsa veprimet e turmës ishin të kontrolluara për të mos lënduar efektivët.
"Dhuna e njerëzve ndaj policisë, çfarë dhune ishte aty? S'kishte asnjë lloj dhune.
Janë hedhur shishe molotov. Është normale, po protestohet, mendoj. Kur shkohet protestë për një korrupsion kaq të llartarshëm sa ka arritur puna në Shqipëri, nuk mund të priten lule.
Normalisht që do ketë një lloj proteste, por ato molotov nuk ju hodhën policisë, u hodhën te godina. Pra me hark.
Pra ishte e menduar që mos prekej policia, kështu që unë nuk e kuptoj se si mund të akuzohet për dhunë turma.
Ndërkohë policia nga ana tjetër ka ushtruar dhunë, që unë do ta quaja dhunë hedhjen e gazit.
Sidomos hedhjen e gazit që u dëshmua që ishte i skaduar, sikurse e tregoi një nga gazetarët që mori dhe unë vetë pashë një nga mbetjet e bombolave të gazit.
Unë një pashë që e kishin shqyer fare skadimin. Edhe etiketat po ashtu. Një tjetër ishte ajo e vitit 2019. Dhe është hedhur shumë, shumë gaz, sidomos te pjesa e parlamentit.
Unë vetë jam ngjitur te xhamia dhe pavarësisht se isha në distancë, e kisha lënë njërin sy hapur se normalisht duhet edhe të ecja.
Ai sy mua m'u irritua kaq shumë saqë sot në mëngjes është kthyer në gjendje normale.
Gjuha, qiellza, gjithë komplet gryka deri poshtë në stomak, domethënë, lëkura, gjithë ditën sot edhe dje.
Kështu që mendoj që është hedhur në mënyrë shpërporcionale krahasuar me çfarë po bënte, çfarë po ndodhte aty.
Leximi që i bëj unë kësaj është që korrupsioni është gjigand. Njerëzit do reagojnë në çfarëdo lloj forme që e mendojnë të arsyeshme, të organizuar me një parti, me dy parti, me pesë parti, nga shoqëria civile, vetë si individë.
Dhe kjo dallohet sepse ka që në dhjetor që kanë filluar protesta të formave të ndryshme.
Kjo e PD-së që është më e madhe në përmasa, që është më e organizuar, ka më shumë hov dhe njerëz që janë militantë, sigurisht ato kanë edhe forcën më të madhe për, për të reaguar.
Nga ana tjetër policia vetëm se po i shton forcat, po e shton dhunën.
Unë kam qenë dhe te protesta pararendëse dhe aty u hodh shumë gaz, biles aty u hodh edhe para kryeministrisë te zona që rrinin gazetarët.
Dhe unë kam qenë aty afër dhe prapë më ka zënë gazi dhe aty. Pra, nuk ju hodh njerëzve, turmës, po ju hodh gazetarëve.
Po gazetarëve pse? Dhe të gjithë gazetarët ishin me sytë e përlotur edhe me fytyrën e irrituar. Domethënë kjo është një dhunë që s'ka kuptim. Nuk ka kuptim dhe vetëm se duket sikur po shtohet, sepse këta mendojnë që ndoshta në këtë mënyrë mund të mbajnë pushtetin akoma", u shpreh Komani.

