Protesta e opozitës/ Kuçana me akuza të forta: Policia hodhi gaz lotsjellës në selinë e PD-së dhe dh*noi protestuesit

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana ishte e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ku lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit pas protestës së fundit, duke denoncuar përdorimin e gazit lotsjellës brenda ambienteve të selisë së Partisë Demokratike dhe dhunë ndaj protestuesve e një deputeti.

"Besoj se unë kam qenë deri në orët e vona mbrëmë në selinë e Partisë Demokratike dhe nuk kishte ndodhur përveç datës 8 janar që policia e shtetit të vinte dhe të hidhte gaz në oborrin e PD-së.

Dje është hedhur gaz në oborrin e Partisë Demokratike. Ka qenë e pamundur edhe brenda.

Dje është hedhur gaz në ambientet e Partisë Demokratike.

Është akuzë e rëndë. Patjetër. Po ja, mbaj përgjegjësi për akuzën që po them. Dhe ka qenë e pamundur. Kemi mbyllur dritaret në Partinë Demokratike sepse ishte e pamundur të dilje në oborrin e Partisë Demokratike nga gazi që ata hidhnin tek ambientet, tek lokali që është brenda Partisë Demokratike.

Ju duket normale kjo? Që policia e shtetit të sulmojë selinë e Partisë Demokratike?

Pra, kjo tregon qartazi që ky është fundi i Edi Ramës.

Zoti Berisha është burrë shteti e nuk shkon të zihet as për seli, as për zyra, as për, por tregon që koha i jep të drejtë. Edhe selia i kthehet të zotit, edhe vula i kthehet të zotit, edhe pushteti do t'i kthehet të zotit. këtë jua siguroj. Ndërkohë kalojmë tek ana tjetër që është shumë e rëndësishme.

Pra ju thashë, mbaj përgjegjësi, është hedhur brenda ambienteve të Partisë Demokratike. 

Unë dua të mirëkuptoj cilindo polic i cili punon dhe dua patjetër që ta mirëkuptoj në detyrën e tij fisnike që ka, për mbrojtjen e sigurinë tonë, të qytetarëve, të shqiptarëve.

Por nuk mirëkuptoj asnjë patronazhist, asnjë mercenar të Partisë Socialiste, i cili vesh uniformën e policisë së shtetit dhe tërheq zvarrë qytetarët siç i keni parë. 

Kanë qenë pamje të cilat unë mendoj se cilido shqiptar që ka parë ato pamje, ka kuptuar që Edi Rama është në një panik të jashtëzakonshëm.

Cilado qoftë arsyeja, policia e shtetit nuk mund të pranojë të marrë urdhëra mercenarësh dhe të veprojnë si mercenarë.

Pra, më thoni në cilin vend të botës keni parë që në mënyrë të drejtpërdrejtë, ju e keni parë si i shkon policia një deputeti të kuvendit, apo jo?

Është e tmerrshme ta shikosh. Pra, një deputet i cili është i mandatuar për të bërë politika publike, për të për të përfaqësuar njerëzit atje, policia e shtetit i shkojnë si të ishte kriminel.

Jo kriminelëve nuk ju shkojnë këta, se nuk guxojnë, se bashkëpunojnë me ta. Ndajnë paratë, ndajnë interesat.

Po një deputeti të Partisë Demokratike i shkohet në atë mënyrë. Kjo është e tmerrshme realisht, edhe gjej dhe rastin për t'i thënë të shkuara deputetit, i cili në detyrën e tij fisnike, në mbrojtjen e qytetarëve që i kanë besuar, ka qenë me qytetarët e tij aty për të protestuar.

Nga ana tjetër, unë kam parë mbrëmë një irritim dhe kam parë një panik nga policia e shtetit që nuk e kisha parë asnjëherë.

Nuk e kam parë në asnjë protestë atë që kam parë mbrëmë.

Unë mbrëmë kam parë fundin e Edi Ramës. Dhe kjo nuk është retorikë politike. Se ju do thoni këto janë klishe që ne i kemi dëgjuar shumë herë.

Unë po ju them, kam parë një irritim të cilin nuk e kam parë asnjëherë.

Pra, policia e shtetit të sillet si mercenare. Policia e shtetit të tërheqi zvarrë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të cilët janë duke protestuar dhe janë duke protestuar përpara parlamentit", u shpreh Kuçana.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni në linkun më poshtë: