Përfaqësuesi i Lartë SHBA-ve në takim me Lamallarin/ Ministri i Drejtësisë: Diskutime për forcimin e l*ftës kundë krimit

Përfaqësues i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Mark Tervakoski, zhvilloi një vizitë në Tiranë ku u takua me përfaqësues të policisë, drejtësisë, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.

Në fokus të takimeve ishte bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Palët diskutuan për mënyrat se si mund të forcohet puna e përbashkët për të goditur grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

SHBA-të po mbështesin Shqipërinë me trajnime, pajisje dhe ndihmë teknike për forcat e rendit.

Qëllimi është rritja e aftësive të policisë dhe institucioneve të tjera për të parandaluar krimin dhe për të garantuar më shumë siguri për qytetarët.

Bashkëpunimi mes dy vendeve synon të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me aksione të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni kundër rrjeteve të drogës dhe krimit të organizuar.