Gaba: Rama e ka kthyer PS dhe parlamentin në bunker anti-SPAK/ Qëndrimi i tij i jep legjitimitet protestave të opozitës

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News, analisti Gentian Gaba komentoi mbi protestën e radhës të opozitës, e cila pritet të zhvillohet më 20 shkurt.

Gaba vlerësoi se tensioni i krijuar është rezultat i qëndrimit të qeverisë:

“Ajo që pamë dje dhe gjatë protestave të fundit është një ngarkesë që politika po merr shkak të qëndrimit të kryeministrit.

Ai e ka kthyer Partinë Socialiste dhe parlamentin në një bunker anti-SPAK për të mbrojtur zonjën Balluku. Kjo i ka dhënë legjitimitet Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare për të protestuar. Duke mbetur pa një zgjidhje pozitive, opozita ka zgjedhur sheshin,” u shpreh Gaba.

Ai shtoi se qendrimi i mazhorancës, sipas tij, ka nxitur mobilizimin e qytetarëve dhe tensionet në skenën politike.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: