Kuçana për 20 shkurtin: Protestë me vizita ndërkombëtare dhe përmbysje politike
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, ishte e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ku u ndal te protesta e paralajmëruar për datën 20, duke theksuar se ajo do të zhvillohet në një moment të rëndësishëm për shkak të vizitave ndërkombëtare dhe, sipas saj, mund të shoqërohet me zhvillime të forta politike në vend.
"Policia e shtetit, çdo polic i ndershëm, të distancohet dhe është momenti të heqi kapelën dhe të bashkohet për të ardhmen e fëmijës së tij.
Patjetër, unë policët e thjeshtë i mirëkuptoj. Unë nuk mirëkuptoj Ilir Prodën, unë nuk mirëkuptoj zotin Bizhga, i cili ishte një mercenar dhe një militant i cili është e turpshme të shikosh që ka veshur uniformën e policisë së shtetit.
Të veshësh uniformën e policisë së shtetit duhet të kesh mbi të gjitha dinjitet, duhet të kesh përgjegjësi dhe të jesh krenar për mbrojtjen e atyre qytetarëve që të është besuar pikërisht siguria e qytetarëve, dhe jo t'i tërheqësh zvarrë qytetarët e t'i fusësh në makinë, siç i keni parë, me makina me civil.
Kemi pasur në oborrin e PD-së civil, më ka ndjekur makina mua personalisht deri sa kam shkuar në shtëpi me civila, po është e turpshme kjo.
Absolutisht, këtë e them se mua nuk kam frikë jo nga policia se unë po të kisha frikë nuk do dilja të flisja, po mua nuk kam frikë nga policia, nga Rama, as nga bandat kriminale s'kam pasur frikë.
Por dua të them për atë qytetarin e thjeshtë, sepse kjo bëhet për të trembur qytetarët që në datën 20, ku do të jetë një protestë ndryshe nga herëve të tjera, ku do kemi edhe vizita ndërkombëtare, është e rëndësishëm, në atë ditë, besoj.
Kështu thotë instikti im politik. Të presim se data 20 vjen shpejt dhe mendoj që do ketë zhvillime shumë të forta dhe po ju them që Edi Rama nuk do mund të gëzojë pranverën atëherë kur vërtet shqiptarët do duhet të çelin dhe të gëzojnë për lirinë e tyre.
Besoj që do kemi një qeveri tranzitore, teknike, quajeni si të doni, me tehnicienë, të cilët do duhet të kthejnë në normalitet Shqipërinë", u shpreh Kuçana.
