"Mungesë qëndrueshmërie"/ Ish-deputetja e PD-së: Nuk rrëzohet qeveria me protesta një herë në muaj

E ftuar në studio e Ora News ka qenë ish-deputetja e PD-së, Alesia Balliu e cila ka folur për tubimin e opozitës në shesh.
Ajo e ka përshkruar këtë përpjekje të opozitës për të rrëzuar qeverinë si një përpjekje jo e mjaftueshme.
Sipas Balliut, me protesta një herë në muaj nuk arrihet rezultat.

“Kjo protestë duhet t’i shërbejë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Pasi PD e ka detyrë morale sepse është forca e dytë më e madhe në vend.

Aktualisht sa do t’i shërbejë, unë këtë nuk di të ta them sepse PD ka treguar që i ka munguar qendrueshmëria nëpër protesta.

Protesta një herë në muaj, rrinë dy tre orë në bulevard në pasarelë.

Sepse Berisha ka thënë që ky do të jetë kilometri i fundit, ndërkohë që gjithë shqiptarët janë duke pritur që kjo protestë të sjellë diçka ndryshe.

Mos të jetë si një protestë  e zakonshme si çdo protestë tjetër e PD-së.

Nuk rrëzohet regjimi dhe njerëzit e korruptuar duke bërë protesta një herë në muaj.”- tha ajo.

Ndiqni intervistën e plotë: