Debat në Komisionin e Ekonomisë për TVSH-në e ushqimeve/ Blushi përplaset me Braçen: Kërkoni ndjesë pensionistëve, i mashtruat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 12:15
Debate të forta janë shënuar në Komisionin e Ekonomisë, Tedi Blushi u përplas ashpër me deputetin socialist Erion Braçe.
“Për një pensionist apo një familje në vështirësi ekonomike, nuk ka asgjë më jetike sesa të blejë bukën, qumështin, vezët, miellin apo vajin më lirë, sidomos në kushtet kur edhe këtë vit parashikohet rritje e inflacionit rreth 3%,” u shpreh ai.