1 ORË LARG PROTESTËS SË OPOZITËS/ Gazetari raporton masat: Bllokimi i bulevardit, s'lejohen automjetet e paautorizuara
Ndodhemi një orë larg protestës Kombëtarë të opozitës teksa janë aplikuar të gjitha masat e sigurisë në bulevard në pritje të tubimit opozitar.
Ndërkaq, në një raportim direkt përballë zyrave të Kryeministrisë, gazetari i OraNews Edison Vatnikaj ka sjellë informacione lidhur me mobilizimin e efektivëve të sigurisë dhe të masave që janë ndërmarrë deri më tani.
“Jemi një orë larg protestës, por masat e policisë kanë filluar që një natë më parë me moslejimin e parkimit të disa automjeteve afër zonës, ku do të zhvillohet protesta e PD-së.
Masat më të shtuara, që do të vihen në funksion nga ky monet deri në përfundim të këtij tubimi.
Bllokimi i bulevardit ku do të zhvillohet protesta, nga zona e ish-hotel “Dajtit”, në zonën e Gardës së Republikës, është bllokuar gjithë rruga për automjetet.
S’do të ketë lëvizje të paautorizuara.”
