Rrëzohet nisma e Tabakut, nuk ka zbritje akcize për birrën vendase
Mazhoranca dhe Ministria e Financave i rrëzuan në komisionin e Ekonomisë propozimet e opozitës për ulje të TVSH-së në 5% për produktet bazë të shportës ushqimore. Nisma ishte propozuar nga deputetët Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi si masë për uljen e çmimeve. Poshtë u hodh edhe propozimi i deputetes demorkate Jorida Tabaku për zbritjen e akcizës për birrën vendase.
Propozimi për TVSH të reduktuar për produktet e shportës u shoqërua me debate të forta në Komisionin Eknomisë.
Dy propozuesit e nismës, deputetët Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, argumentuan se shkalla e reduktuar e TVSH-së prej 5% do të aplikohet për produkte bazë si buka, vezët, perimet dhe ushqime të tjera të domosdoshme, si një masë ekonomike dhe sociale për të ulur çmimet
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës dhe të Ministrisë së Financave shprehën kundërshtime ndaj nismës, duke argumentuar se qeveria po punon për një paketë më të gjerë dhe afatgjatë për uljen e kostos së jetesës
Një tjetër nismë e deputetes Jorida Tabaku për rikthimin e një takse më të ulët për prodhuesit e vegjël të birrës, u rrëzua në komision.
Në përfundim projektligji për TVSH-në e reduktuar për produktet e shportës nuk u miratua në Komision, pasi u rrëzua nga votat e deputetëve të mazhorancës.
