"Europa i trembet protestave"/ Analisti Burimi për tubimin e opozitës: Sa më shumë demonstrata, aq më shumë risk për aksidente

Në një lidhje live për Ora News ka qenë analisti Genc Burimi i cili ka folur për protestën e opozitës që pritet të zhvillohet pasditen e sotme.
Ai u shpreh se këto tubime nga PD, ngjallin frikën nga Europa për shkak se sa më shumë protesta të zhvillohen aq më shumë rritet risku që aksidente fatale të ndodhin.

“Nuk e trembin Ramën protestat, e trembin Europën protestat sepse këto protesta në një moment të caktuar mund të shkojnë në një aksident.

Mund të ketë një të vrarë dhe mund të vdesësh jo vetëm nga dhuna por edhe nga frika. S’ka rëndësi.

Sa më shumë protesta, aq më shumë shtohet risku i një aksidenti. Siç ndodhi në Amerikë me ICE.

Pastaj këtu në Shqipëri merr flakë.

Aksidente të tilla mund të sjellin një “mejdan” alla ukrainase.”- u shpreh Burimi.

Ndiqni intervistën e plotë: