Protesta dhe aksioni opozitar/ Boçi: PD nuk ka skenar, zhvillimet janë në dorë të qytetarëve

Luciano: Protesta do të jetë madhështore, qytetarët vendosin format e reagimit

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi se protesta e opozitës pritet të jetë madhështore, ndërsa theksoi se dinamika e saj do të përcaktohet nga vetë qytetarët.

Sipas Boçit, nuk ka një skenar të paracaktuar për zhvillimin e protestës, pasi mënyra e reagimit dhe format e shprehjes së zemërimit varen nga vendimi i qytetarëve. Ai u shpreh se gjithmonë ka kuriozitet për mënyrën se si do të vijojë protesta, por PD nuk ka hartuar një plan të parapërgatitur.

Qytetarët e kanë në dorë protestën. Ne jemi në rreshtin e parë të betejës, deputetët do të jenë aty dhe do të mbështesim çdo formë reagimi të qytetarëve,” u shpreh Boçi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: