Vijojnë debati në Këshillin Bashkiak Durrës/ Anëtari i PD: Lironi banorët e shoqëruar ose...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit kanë marrë anën e qytetarëve, duke denoncuar shoqërimin e disa protestuesve në polici gjatë tubimit jashtë bashkisë. Këshilltari i PD-së, Dritan Burgija, u shpreh me tone të ashpra ndaj drejtuesve të mbledhjes duke kërkuar lirimin e protestuesve.
Ndërkohë vetëm një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Flutura Kasa, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.
“A do vazhdojmë me këtë logjikën tuaj, që njerëzit protestojnë me të drejtat e tyre dhe ju i çoni në polici? A ka mundësi të ndërhyni që ata çunat që i ka marrë policia të lirohen apo ta kthejmë përmbys këtë sallë?”, tha Burgija.
