Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (10-11 Shkurt 2026)


Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Stuhi ere dhe shira intensivë paraqiten në Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik dhe Europën Qendrore. Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi kanë reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët, ndërsa vendet Nordike, Balltiku, Europa Lindore dhe brigjet e Egjeut mbeten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja sjell kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në Verilindje me reshje të izoluara shiu.

Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave me reshje shiu në zonat e ulëta e bregdet dhe dëborë në zonat malore lindore.

Temperaturat variojnë nga 2°C deri në 17°C. Era fryn mbi 40 km/h, krijon dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.

Pellgu i Mesdheut mbetet nën mot të paqëndrueshëm me rrebeshe shiu dhe stuhi ere, më problematike në Jugperëndim të Europës dhe Italinë Jugore.

Reshje të dendura dëbore priten në Alpe.

Ishujt Britanikë dhe brigjet e Egjeut, ndërsa Europa Lindore dhe brigjet e Detit të Zi mbeten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vendi dominohet nga vranësira gjatë gjithë ditës, me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëbore në zonat e thella malore. Pasditja sjell intensifikim të shirave, veçanërisht në Jug dhe Juglindje.

Temperaturat rriten nga 4°C deri në 19°C. Era fryn jugore deri në 65 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 5 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.