Ambasada e SHBA-ve paralajmëron qytetarët: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët në lidhje me vizat amerikane. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se viza amerikane mund të anulohet nëse në SHBA, qytetarët arrestohen për disa vepra penale.
Konkretisht ambasada bën me dije se viza anullohet në rastet kur, një qytetar arrestohet për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera. Ambasada thotë se viza është një privilegj, jo një e drejtë, e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin.
“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë, e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane
