Gjykata Speciale e Hagës liron ish-luftëtarin e UÇK-së, Haxhi Shala
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 14:38
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar ditën e sotme nga Gjykata Speciale. Lajmin per lirimin e tij është bërë i ditur nga djali i tij, Flakron Shala. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka shkruar “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Në lidhje me këtë ngjarje ka regauar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi, ata i urojnë mirëseradhjen ish-luftëtarit, Haxhi Shala.
“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.
Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kjo pasi ai akuzohej për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
