"Shumë shqiptarë dëshmuan kundër Çlirimtarëve"/ Tafani: Konfliktet e fshatit janë kthyer në dëshmi l*fte

I ftuar në emisionin “Drejt”, Endri Tafani ka folur për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke u ndalur te roli i dëshmitarëve shqiptarë.

Sipas tij, një nga plagët më të rënda të këtij procesi është fakti se shumë shqiptarë kanë pranuar të dëshmojnë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në një numër që, sipas krahasimeve, del më i madh edhe se ai i dëshmitarëve në gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviçit.

Në analizën e tij, Tafani ka ngritur pikëpyetje për natyrën e një pjese të akuzave, duke thënë se shumë prej tyre lidhen me konflikte personale dhe pakënaqësi të vjetra nga koha e luftës.

Sipas tij, raste banale dhe mosmarrëveshje të vogla po paraqiten sot si dëshmi për krime të rënda,gjë që e zhvendos thelbin e procesit nga drejtësia te hakmarrja personale.

Ndiqni emisionin e plotë: