Ngjarja në Prishtinë/ Ndalohet mësuesi i shkollës “Pavarësia”, rasti po hetohet nga organet e drejtësisë
Një video ku një mësues godet një nxënës në shkollën “Pavarësia” ka shkaktuar reagime të forta. Mësuesi është ndaluar, ndërsa rasti po hetohet nga organet e drejtësisë. Stafi i shkollës ka mbajtur grevë dyorëshe, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla me pretendimin se nxënsei ka qëlluar fillimisht mësuesin.
Publikimi i kesaj videoje ku shihet një mësues duke goditur një nxënës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta dhe një grevë dyorëshe nga stafi i shkollës.
Mësuesi është ndaluar nga policia, ndërsa rasti po hetohet. Ardit Ukaj nga shoqata Sindikale , thotë se e vërtët është krejt ndryshe.
Ata pretendojn se videoja nuk është e plotë dhe se ka qën nxënësi ai që ka qëlluar mësuesin fillimisht.
Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës thotë se rasti është në duart e organeve të drejtësisë dhe se po pritet raporti i plotë nga shkolla.
Ndërsa Ministrja në detyrë e Arsimit Arbërie Nagavci ka reaguar duke thenë se dhuna është e papranueshme nga kushdo që ushtrohet
Ekspertët e arsimit theksojnë se bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes është kyç për parandalimin e konflikteve.
Ngjarja në “Pavarësia” ka nxitur reagime të shumta në opinion, duke hapur debat për sigurinë në shkolla dhe autoritetin e mësuesit në klasë.
