180 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së, Maliqi: Dënim politik që kthen Kosovën nga v*ktimë në agresore

Kërkesa e Prokurorisë Speciale në Hagë për një dënim total prej 180 vitesh burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është cilësuar si një akt politik që synon të rishkruajë historinë e luftës, duke e kthyer Kosovën nga viktimë në agresore.

Në një intervistë për "Ora news" ishte e ftuar analistja Afrdita Maliqi, ku u shpreh se kjo pretencë shokuese, që përkthehet në 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve, është praktikisht një “dënim me vdekje” dhe tregon qartë për një proces të motivuar politikisht.

"Ne vazhdimisht qëkur është themeluar kjo gjykatë, e kemi parë një pretendim të prokurorisë që të ndryshojë kahjen për çka është themeluar.

Pra, është themeluar për trafikim organesh dhe atë shtëpinë e verdhë që është quajtur në diku në Shqipëri.

Ndërkohë që kur është shpallur aktakuza nuk ka pasur as edhe një element të pretendimeve të Dick Martyt për trafikim organesh, po krejt për diçka tjetër, për, domethënë për ndërmarrje të përbashkët kriminale është quajtur pothuajse e gjithë UÇK-ja.

Dhe që nga atëherë ne kemi pasur dyshime se kjo gjykatë ose kjo prokurori është politike, sidomos pas, si të them, kur edhe ka marrë dosje nga Serbia, shtet i cili neve na ka sulmuar, na ka vrarë, na ka masakruar.

Dosje për anëtarë të të UÇK-së që janë në Hagë, për Hashim Thaçin dhe për një numër të tyre të madh që janë atje dhe të cilët kanë qenë të dënuar nga gjykatat e Serbisë në mungesë.

Pra Hashim Thaçi dhe Rexha kanë qenë të dënuar në mungesë nga gjykatat e Serbisë.

Jakup Krasniqi ka mbajtur pothuajse 11 vite burg më herët. Pra, si, si mund të jenë, të jenë valide dosjet e gjykatave serbe për të cilët ata janë akuzuar më herët.

Pra, nga ajo që pamë, ose sidomos dje, ka qenë shokuese. Kërkon 45 vjet burg për secilin, që i bie në 180 në total. Kjo nuk përkon as me një ligj as të Kosovës, për shkak se realisht ty i bie që është dënim me vdekje. Secili që është atje i ka mbi 55, 60 vjet, afër 60-ve, ndërkohë që Jakupi ka mbushur 72 vjet.

Pra, kjo përkon që është dënim me vdekje. Dhe me ligjet e Kosovës, po edhe me ligjin kur kur ka ndodhë sipas tyre, për shembull, kur ka ndodhë lufta në Kosovë, ka qenë ligji i Republikës Federale të Jugosllavisë në atë kohë, i cili dënimin maksimal, maksimal për çështje të tilla e ka diku 25, 15 ose 20, nuk jam e sigurt, por nuk ka dënim në 45 vjet.

Pra këtu shihet që prokuroria po bën gjithçka që është e mundur që gjykatën ta qesë para një pozicioni, sepse kur ti kërkon të dënohet dikush me 45 vjet burg dhe gjykata e shpall të pafajshëm, domethënë me çdo kusht po tentohet me u dënuar.

Ne kemi, kemi analizuar dje dënimet e tyre, gjashtë prej tyre që janë që janë dënuar, jo vetëm për krimet në Kosovë, ata janë dënuar për tre luftra, për Bosnjën, për Kroacinë dhe për Kosovën.

Dhe në total kanë 106 vjet. Ndërkaq ish-krerët e UÇK-së, për të cilët s'ka fakte, s'ka bazë, absolutisht, ato janë gjëra koti për çka akuzohen ata, i kërkon 180 vjet burg.

Pra, në këtë rast, prokuroria po tenton që shtetin e Kosovës, po e përsëris, shtetin e Kosovës me e bë agresorin, jo shtetin e Serbisë. N' realitet ne jemi viktima. Ne, të gjithë e dinë masakrat që janë bërë në Kosovë.

Në Kosovë nuk janë bërë masakra, në Kosovë është bërë gjenocid. Domethënë mënyrën se si janë vrarë njerëz, mënyrën se si janë vrarë fëmijët. Unë kam një, një familje që i kam fqinjë në vendlindjen time, që të cilët komplet janë vrarë, janë djegur dhe janë gju në furrë të, në, në, në furrë ku digjen. Domethënë, në mënyrën më barbare, nuk ju kanë gjetur as eshtrat.

Ka raste, ende i kemi mbi, gati 2000 të zhdukur, që familjet e tyre ende nuk i dinë ku i kanë varret. Pra, ende kemi. Kjo, me një fjalë, ajo çfarë ka ndodhë dje në Hagë dhe çfarë po ndodh sot, se kjo është sapo ja ka filluar dhe kjo është duke e përcjellur, është shokuese, është absurde. Në një moment prokurori tha që komuniteti ndërkombëtar, domethënë State Departmenti Amerikan, CIA, tha, nuk kanë qenë të informuar.

Edhe sot e tha që Thaçi tha i ka mashtruar, tha Clarkun edhe ka mashtruar Albright edhe ka mashtruar Robinin, domethënë kjo. Paramendoni ti, kush është CIA? Domethënë organizatë ndërkombëtare. Kush është CIA? Domethënë ne, CIA është në gjendje për gjithçka dhe gjithçka me ditë dhe nuk e paske ditur kush është UÇK-ja?

Në deklarimet që kanë pasur, që kanë pasur një numër i madh i ndërkombëtarëve që kanë qenë në anën e mbrojtësve, kanë treguar që për shembull, po jap një shembull, propaganda serbe dhe propaganda ruse ka qenë shumë e madhe në kohën kur ka filluar lufta dhe UÇK-ja është profilizuar sipas tyre si një organizatë terroriste dhe një organizatë që udhëhiqet nga fundamentalistë islamik.

A mendon dikush që CIA kishte bashkëpunuar me një organizatë të tillë? Kurrë, absolutisht asnjë shtet ndërkombëtar s'kishte bashkëpunuar me një organizatë nëse ata kishin pasur vetëm pak elemente të fundamentalizmit islamik. Pra, është vërtetuar se UÇK-ja ka qenë një organizatë e cila është themeluar ose ja ka nisur në për vetëmbrojtje", u shpreh Maliqi.