"Shuplaka" e Hagës/ Gjyli: Barazimi i UÇK-së me agresorin është padrejtësi historike

Analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Drejt”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku pretenca e Prokurorisë ka ngjallur reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak të perceptimit se po vendoset një paralele mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe agresionit serb.

Sipas Gjylit, qasja e Prokurorisë shkon përtej një procesi strikt ligjor dhe krijon një narrativë që dëmton rëndë të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

Ajo e përshkroi këtë zhvillim si një padrejtësi historike, pasi përpiqet të barazojë luftën çlirimtare me dhunën sistematike të ushtruar nga aparati shtetëror serb ndaj popullsisë civile.

Gjyli rikujtoi se UÇK-ja gëzoi mbështetje të gjerë ndërkombëtare në përballjen me regjimin e Millosheviçit dhe se përpjekjet për ta vendosur atë në të njëjtin plan me agresorin krijojnë një relativizim të krimeve të dokumentuara në Kosovë.

Ndiqni emisionin e plotë: