Alpinistët e Kosovës drejt majës së Kilimanxharos, dedikim për Ditën e Pavarësisë

Klubi ‘Alpin Prishtina’ është nisur drejt Afrikës Lindore, me synimin që të ngjitet në pikën më të lartë të Kilimanxharos e atje të valëvisin flamurin e Kosovës.

Nëntë alpinistët po i prin Kristian Gashi, i cili në Klan Kosova tha se ekspedita do të zgjasë 13 ditë, transmeton Klankosova.tv.

“Cak e kemi Ditën e Pavarësisë, po shpresojmë që më 17 shkurt komplet grupi kemi me qenë në majën e Kilimanxharos”, tha ai në emisionin “Ora Shtatë”.

Pos ngjitjes në këtë maje, Gashi tha se këtë ekspeditë po ia kushtojnë shtetit të Kosovës.