Bora: Ish-krerët e UÇK-së përballë dënimeve të përjetshme, tradhti apo drejtësi?
I ftuar në emisionin “Drejt" në "Ora News” ishte gazetari Andi Bora, i cili komentoi rëndësinë dhe pasojat e pretencës së Prokurorisë Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e cilësuar situatën si një tradhëti ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.
"Unë mendoj se sot kemi një Kosovë të tradhëtuar nga nga nga dëshmitarët në në ato proçese, në ato seanca që kanë vazhduar për për një një periudhë të gjatë.
Akuzat i kanë të rënda, të paktën çfarë ka ngritur Prokuroria Speciale. Bëhet fjalë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, tortura çnjerëzore, rrahje, ndalime të paligjshme.
Bëhet fjalë për 100 persona të vrarë, thotë Prokuroria, në 50 kampe ndalimi e të tjera me radhë, që kjo është shumë e rëndë vetëm kur kur e dëgjon.
Të paktën duket sikur të gjitha ato përpjekje për për mbijetesë të UÇK-së nga '98-'99, sepse bëhet fjalë që akuzat ngrihen që nga marsi i '98-ës deri në shtator të vitit 1999, e ç'bën komplet dhe kam përshtypjen të krijojë një perceptim.
Duhet të kuptojmë diçka. Referuar moshës që kanë të gjithë të akuzuarit, katër ish-drejtuesit e UÇK-së, nëse marrim një jetëgjatësi mesatare, domethënë është alogjike ajo çfarë kanë kërkuar.
Domethënë, o do të dalin në gramat e fundit të jetës ose nuk dalin gjallë.
Duhet të kuptojmë, duhet të kuptojmë një gjë, ishte një, është një gjykatë e themeluar në 2015-ën nga vetë ata në Kosovë, pavarësisht se zyrat dhe seli, domethënë dhomat e specializuara i ka në Hagë, por janë nën juridiksionin e Kosovës, veprojnë për llogari të Kosovës.
Përfiton Serbia. Dhe dhe paradoksi është që vendimi merret në emër të popullit të Kosovës. Kjo është më e rënda në gjithë këtë histori.
Prandaj them që sot kemi një Kosovë të tradhëtuar në sytë e shqiptarëve, në sytë e faktorit ndërkombëtar, e të tjera me radhë.
Dhe nuk e di se si do të shkojë. Pretenca është shumë e rëndë, nuk e di se cili do të jetë vendimi, se kam përshtypjen do të duhet të presim dhe pak ditë derisa sepse është do të duhet të bëjnë dhe mbrojtjen?
Domethënë, në ditët në vijim të katërt të akuzuarit kanë mbrojtjen e tyre. Shpresoj shumë që të jetë një mbrojtje e fortë. Shpresoj shumë që Prokuroria të reflektojë deri në fund, sepse thamë që është pretencë, është ajo çfarë kërkon Prokuroria. Gjykata do të vendosi në fund.
Dhe prandaj do të duhet të ketë një mobilizim jo vetëm të faktorit shqiptar, të faktorit politik, por shpresoj shumë dhe të faktorit ndërkombëtar për mos t'i dhënë, pyetjen që bëre, për mos të legjitimuar atë se çfarë Serbia bëri", u shpreh Bora.
