Dh*noi berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Pylos të Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 18:43
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi pasi dhunoi një berber dhe i dëmtoi automjetin.
Ngjarja u regjistrua më 7 shkurt, ku i riu kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga pronari, 51-vjeçar.
Më pas për arsye ende të paditura 25-vjeçari është rikthyer në berbehane ku fillimisht ka ofenduar 51-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
