Balliu takim me kongresmenin amerikan Clay Higgins
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 16:43
Deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi se gjatë një takimi me kongresmenin amerikan Clay Higgins, Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal, u diskutua bashkëpunimi i karteleve të drogës me politikën dhe ndikimi i parave të pista në ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.
Sipas Balliut, kongresmeni Higgins theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht luftën kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar, duke e konsideruar këtë betejë thelbësore për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Në takim u trajtuan gjithashtu problematikat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ku segmente të tij, sipas Balliut, përdoren për presion politik ndaj opozitës, ndërsa nuk reagojnë ndaj krimit të organizuar.
