Kushtetuesja mbi 9 orë mbledhje/ Pritet vendimi për ligjshmërinë e zv.Kryeministres
Në një lidhje direkte, gazetari Isa Myzyraj raporton seancën maratonë së trupës gjykuese në organin Kushtetues për vendimmarrjen ndaj zv. kryeministres Belinda Balluku.
Gjykata Kushtetuese ndodhet prej më shumë se nëntë orësh në një mbledhje maratonë, ku tetë anëtarët janë të mbyllur në dhomën e këshillimit për të marrë një vendim me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë.
Ky proces vjen pas dy përpjekjeve të mëparshme pa rezultat për të arritur një vendimmarrje përfundimtare.
Edhe në mbledhjen e javës së kaluar, ashtu edhe në seancën e kësaj jave, trupa gjykuese nuk arriti të sigurojë shumicën prej pesë votash, e cila kërkohet me ligj për vlefshmërinë e çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Mes skenarëve që po shqyrtohen është edhe mundësia e një barazimi votash katër me katër.
Në këtë rast, kërkesa konsiderohet e rrëzuar, çka do të nënkuptonte rrëzimin e kërkesës për pezullimin e Ballukut.
Ndërkohë, tetë gjyqtarët kushtetues vijojnë seancën.
Përditësim i fundit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese:
Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin e Belinda Ballukut.
