Gjyqi ndaj Veliajt/ Kush i nxjerr procesverbalet e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura?

Ditën e diel, në GJKKO u zhvillua një seancë gjyqësore sipas kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj që ndodhet në burgun e Durrësit, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Edhe pse Erion Veliaj e ka prej 7 muajsh dosjen e tij në gjykatë dhe mund të kishte bërë tashmë një proces të përshpejtuar dhe për çështjen mund të ishte marrë një vendim vazhdon të shtyjë pafund gjyqet, por kërkon dhe zëvendësimin e masës së sigurisë. 

Zëvendësim mase sigurie, në fakt, kur asgjë nuk kishte ndryshuar, përkundrazi kishin dalë fakte dhe prova të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë se Erion Veliaj kishte lobuar me 220 mijë dollarë në SHBA, dhe kishte përgatitur raporte me lobistë kur mashtronte kongresin, senatin dhe këdo tjetër me një raport ku thuhej se prokurori Ols Dado kishte kërkuar një shtesë leje ndërtimi për të cilën prej 173 ditësh i kërkojmë ta publikojë dhe nuk e publikon kërkesën me firmën e prokurorit dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut, si dhe thoshte se Ols Dado ishte një anëtar aktiv i partisë opozitare, pra i PD-së së Sali Berishës.

Një gënjeshtër dhe mashtrim i madh i bërë në Departamentin e Drejtësisë, Kongres apo në kontaktet e mbajtura në lobimin 220 mijë dollarësh.

U zhvillua seanca gjyqësore dhe dje filluan mediat të nxjerrin procesverbalet e seancës me dyer të mbyllura me një argument sërish të gënjeshtërt, sërish mashtrim, sërish si te lobimi, nga të njëjtat media, mediat e paguara nga inceneratorët, mediat e paguara nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili ndodhet në hetim, ku thuhet se prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kishin thënë se Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg, se ka marrë një avokat amerikan. Kjo i përket një tjetër shkrimi.

Gjyqi ndaj Veliajt/ Kush i nxjerr procesverbalet e seancave gjyqësore meGjyqi ndaj Veliajt/ Kush i nxjerr procesverbalet e seancave gjyqësore me

Pyetja është shumë e thjeshtë, nga i gjeti procesverbalet e seancës me dyer të mbyllura media?

Kush ia dha? Tashmë skema është zbuluar.

CNA, rreth një vit më parë publikoi dosjet e përgjimeve të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit, të cilat i kishin dhe shumë media të tjera, por nuk i publikuan, i kishin në duart e tyre, por nuk i zbardhën.

Pikërisht ato media që dje nxorën procesverbalet e gjyqit. I kishin ashtu siç i kishim dhe ne, por nuk guxuan t’i nxirrnin ato përgjime, por nga ana tjetër filluan me akuza: “Kush i gjeti?”, “Pse i gjeti?”, “Kush ia dha?”, hodhën akuza edhe mbi prokurorët, njësoj si dje.

Në vend që të mbështesnin median që po nxirrte një përgjim skandaloz, ku mediat përdoreshin si letër higjienike, akuzonin kolegët që kishin bërë punën e tyre.

Sot, në mënyrën më të neveritshme bëhen zëdhënës të kryebashkiakut të Tiranës nëpërmjet avokatëve të tij apo vëllait nën hetim që paguan paratë e reklamave dhe mashtrojnë e zbardhin procesverbalet e gjyqit me dyer të mbyllura.

Dhe, përveçse zëdhënës, lind një pyetje: Ku i morën procesverbalet?

I morën nga prokurorët apo nga gjykata? Kush ua dha?

Duhet të theksojmë se seanca e masës është me dyer të mbyllura. Si dolën procesverbalet? Kush i nxori?! Mos vallë avokatët e Veliajt janë ata që nxorën përgjimet e Veliajt në dokumentet e para për të akuzuar prokurorët siç po veprojnë në këtë rast duke përdorur bashkëpunëtorët e kryebashkiakut?

Nga gjykata i morën avokatët. Pra, janë avokatët, ata që ua kanë dhënë zëdhënësve të devtoshëm të Erion Veliajt që dje bënin gjyqin pse dilnin përgjime skandaloze dhe sot marrin procesverbalet, manipulojnë siç bënë një vit më parë kur gënjyen me audion e prokurorit Ols Dado.

Në të njëjtën formë po sillen dhe tani, përdorin dhe ndonjë avokat të krimit, ish-bashkëpunëtor të Ramës, armik të tij, tashmë ushtar të kryebashkiakut, për të ngritur një tymnajë me disa procesverbale, të cilat në vend që mediave t’u shërbenin për të nxjerrë të vërtetën, për pagesat e reklamave apo qokat me Erion Veliajn, janë kthyer në letër higjienike mediatike, shërbejnë për mashtrim publik./ CNA