"Vendimet e tilla s'jepen brenda një ore"/ Luarasi për mbledhjen 9 orëshe të Kushtetueses: Do shqetësohesha nëse procesi do ishte...
Deputetja e PS, Iris Luarasi ka qenë e ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, për të folur për mbledhjen nëntë orëshe deri tani në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkaq, pritet të jepet një vendim nga tetë anëtarët e këtij organi për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra të zv.Kryeministres Belinda Balluku.
Luarasi shtoi se kjo seancë është e domosdoshme të jetë kaq e gjatë sepse duhet të jepet një vendim i mirëmenduar.
“Nuk mendoj se është në vështirësi Gjykata Kushtetuese. Mendoj se vendimet e Kushtetueses duhet të jenë të mirëmenduara dhe vendimet e tilla nuk zgjidhen brenda një ore.
Gjithmonë ti kërkon nga ata që janë anëtar të sjellin gjithë atë eksperiencë, të sjellin atë që ndodh në vendet e tjera të zhvilluara.
Janë praktikat në një fushë të tillë. Mendoj se është një proces dhe do isha e shqetësuar nëse do ishte një proces shumë i shpejtë.
Fakti që është një proces që zgjat, fakti që kemi një Gjykatë Kushtetuese dhe vendimi do të jetë i mirëinformuar.”- tha Luarasi.
Ndiqni intervistën e plotë:
